Pas 24 ditësh kapet nga policia

Pas 24 ditësh kapet nga policia

Një person është arrestuar dje pasi që i njëjti dyshohet se në natën e ndrrimit të mot-moteve ka shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi”, në Pejë.

“Me datë 25.01.2020, pas hetimeve të zhvilluara (bazuar edhe në një video-incizim) është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti me datë e cekur në ndërrimin e mot-moteve kishte shtënë me armë zjarri”, ka bërë të ditur policia.

Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media