I dyshuari u dërgua në mbajtje

I dyshuari u dërgua në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pasdite është arrestuar një person për fajde.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30 në Drenas.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti i kishte dhënë viktimës mashkull K-Shqiptar një shumë të hollave me fajde duke i bërë presion te kamata”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë rekreative, 20 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media