Edhe nuk iu bindet edhe i sulmon policët

Edhe nuk iu bindet edhe i sulmon policët

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ardian Kransniqi” në Prishtinë.

Lidhur më këtë është arrestuar një person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nuk i është bindur urdhrave të policëve, pastaj i njëjti i ka sulmuar policët duke ju shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Policët kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit publik i dyshuari dërgohet në mbajtje.