Janë gjetur 88 copa të metalit, ku 61 prej tyre i kishte pasur të ngarkuara në furgon

Janë gjetur 88 copa të metalit, ku 61 prej tyre i kishte pasur të ngarkuara në furgon

Sot rreth orës 03:45 Njësia për Kontroll të Autostradave e Policisë së Kosovës gjatë realizimit të detyrave në terren kanë vërejtur një automjet të dyshimtë, me ç‘rast kanë  ndaluar një person të dyshimtë për vjedhje të mbrojtësve anësorë të autostradës “Dr. Ibrahim Rugova”.

I njëjti është arrestuar nga njësia patrulluese ku është konfiskuar si dëshmi edhe mjeti (furgoni).

“Vlen të theksohet se në vend të ngjarjes janë gjetur 88 copa të metalit, ku 61 prej tyre i kishte pasur të ngarkuara në furgon ndërsa të tjerat ishin në ngarkim e sipër  (të bashkangjitur keni edhe fotot e këtij rasti). Po ashtu dy ditë më parë me datën 15.07.2019 Policia ka pranuar informata nga kompania për mirëmbajtje për një vjedhje të njëjtë në të njëjtin lokacion, ku edhe është hapur rast për vjedhje dhe i njëjti është iniciuar për hetime të mëtejme”, thuhet në komunikatën e dërguar për media./21Media