Ai arrestohet për vrasje në tentativë

Ai arrestohet për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar personin, i cili dyshohet që ka gjuajtur me armë dje në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

“ Operacioni policor është realizuar në Prishtinë, ku policia ka arrit të identifikoj tre personat e dyshuar të përfshirë në rast, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në tri lokacione.

Në njërën prej lokacioneve policia ka arrit që gjejë dhe të arrestoj personin e dyshuar: F.M, mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e policicë,

Gjithashtu nga ana e hetuesve policorë është sekuestruar një veturë e tipit BMW, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.

Policia bën të ditur se personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor, janë në kërkim të dy personave të tjerë që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast./21Media