I dyshuari u ndalua për 48 orë

I dyshuari u ndalua për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se dje gjatë një aksioni të Drejtorisë Rajonale të Hetimeve në Prizren, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është kapur dhe arrestuar personi i dyshuar me inicialet B.Rr., lidhur me sulmin e 30 tetorit ndaj Prokurorit të Shtetit.

Sipas njoftimit i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij do të vazhdohet me procedura të mëtejme hetimore.

“Prokuroria Themelore në Prizren, i dënon ashpër sulmet e tilla ndaj prokurorëve dhe punës së tyre, si dhe është e vendosur në luftimin e krimit dhe do t’i hetojë dhe akuzojë të gjithë personat që shkelin ligjin”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Prokurori kishte marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit për lëndimet e shkaktuara nga sulmuesi./21Media