Policia arrestoi personin e dyshur që u mundua ta vjedhë Magna Kartën

Policia arrestoi personin e dyshur që u mundua ta vjedhë Magna Kartën

Të enjten në ora 17:00 në katedralen e Salisbury-t një person i dyshuar u mundua ta vjedh Kartën Magna duke thyer  kornizën e xhamit ku ishte vendosur, shkruan BBC, përcjellë rtv.21.tv.

45- vjeçari po mbahet si i dyshuar për tentim vjedhje, dëmtim kriminal dhe mbajtje arme.

Magna Karta nuk është e dëmtuar dhe askush nuk është lënduar, raporton policia. I dyshuari është dërguar në satcionin policor të Melksham-it, ku edhe po merret në pyetje nga policia.

Magna Karta është një kartë e të drejtave, e nënshkruar nga Mbreti John i Anglisë në vitin 1215, konsiderohet një ndër dokumentet më të rëndësishme të Britanisë. Ekzistojnë vetëm katër kopje origjinale të kësaj karte dhe Salisbury është “shtëpia” e versionit më të mirë të asaj karte./21Media.