Ai vrau tetë persona, ndërsa la të plagosur gjashtë

Ai vrau tetë persona, ndërsa la të plagosur gjashtë

Është arrestuar autori i vrasjes së 8 anëtarëve të fisit në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Ridvan Zykaj është kapur në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit të rëndë, një kallashnikov.

Zykaj ka vrarë pasditen e së premtes (10 gusht) 8 kushërinjtë e tij dhe ka plagosur 6 të tjerë.

24-vjeçari ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke lënë 8 të vrarë. Mes viktimave janë 3 gra dhe dy fëmijë.

Fillimisht, Ridvani ka vrarë Demir Zukajn 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkrepur automatikun, djalit të Demirit, Azem Zykaj 45 vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42 vjeç.

Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75 vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43 vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç.

Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç, raporton oranews.