Sekuestrohen bizhuteri me vlerë të lartë

Sekuestrohen bizhuteri me vlerë të lartë

Një punonjës policie nga Laçi është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa në bashkëpunim me Policinë e Hamburgut dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Laç.

Bëher fjalë për inspektorin E.I., 32 vjeç, me detyrë punonjës policie në Seksionin e Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Policisë Vendore Lezhë, pasi shiste sende të vjedhura nga i vëllai në Gjermani.

Policia bëri të ditur se procedimi ka nisur nga Gjermania.

Ky procedim lidhet me një hetim të nisur nga autoritetet gjermane për vjedhje banesash në kuadër të grupit kriminal. Në qytetin e Hamburgut janë arrestuar dhe ndiqen në gjendje të lirë disa persona, në mes tyre edhe vëllai i efektivit të Policisë Rrugore në Lezhë.  Në kuadër të hetimeve përgjatë vitit 2019 është dokumentuar se punonjësi i Policisë ka pranuar sendet e vjedhura nga i vëllai në Gjermani duke i përdorur përkohësisht, e shitur më vonë në treg. Ekspertë të Policisë së Hamburgut ishin në Tiranë si pjesë e kryerjes së veprimeve operacionale në terren, së bashku me SHÇBA dhe drejtuesit e Prokurorisë në Laç“, njofton Policia.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e policit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të vjedhura, me vlerë të lartë në treg, si orë, bizhuteri, pajisje kuzhine, pajisje elektronike etj., por edhe një armë gjahu pa leje./21Media