Goditi punonjësit e hotelit

Goditi punonjësit e hotelit

Reperi i njohur Fetty Wap është arrestuar në Las Vegas pas një sulmi ndaj tre punonjësve të një hoteli.

28-vjeçari, grushtoi punonjësit e Hotel Mirage pasi u përfshi në një debat me ta në parkim.

Wap, emri i vërtetë i të cilit është Willie Maxwell, u mbajt për disa orë në paraburgim, për t’u lënë më pas i lirë.

Ai do të paraqitet në gjykatë në muajin tetor, për t’u përballur me tre akuza për sulm.

Ky nuk është arrestimi i parë i reperit amerikan. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2017 dhe u akuzua për drejtim të mjetit nën efektin e substancave narkotike.

Wap reperi publikoi albumin e tij të fundit në vitin 2015, me këngën e tij “Trap Queen”, të nominuar për dy çmime Grammy./21Media