I dyshuari u dërgua në mbajtje

I dyshuari u dërgua në mbajtje

Një person është arrestuar pasi që i njëjti në një barnatore kishte kërkuar disa lloje të barnave dhe ka ikur pa paguar.

Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së martës në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian, pasi që i njëjti kishte hyrë në një barnatore dhe kishte kërkuar disa lloje të barnave. Pasi i janë ofruar barnat, i dyshuari pa e bërë pagesën kishte marrë barnat dhe ishte larguar nga barnatorja”, ka konfirmuar policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe dërgohet në mbajtje./21Media