Bastiset vendi ku punonte

Bastiset vendi ku punonte

Mjeku popullor Hysri Peqani i njohur si “Burdushi” sërish është arrestuar.

Vendi ku ai dyshohej se po kryen veprimtari ilegale është bastisur sërish nga ana e Policisë dhe Prokurorisë.

Burdushi dyshohet se po ushtron veprimtari kundërligjore mjekësore ose farmaceutike.

Nën udhëheqjen e dy prokurorëve Fatos Ajvazit dhe Petrit Kryeziut, policia po vazhdon bastisjen e shtëpive të “Burdushit”.

Deri më tani policia nën përcjelljen e dy kanë konfiskuar disa gjësende të cilat më pas do të verifikohen nga ana e njësive përkatëse.

Prokuroria me anë të masave të fshehta kishte arritur të mësonte se i njëjti  ka shantazhuar një klient.

“Shëruesi i magjisë” ishte liruar në mars të këtij viti ndërsa ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren kishte bastisur shtëpinë e “Burdushit” nën arsyetimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.

Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur për publikun si “Burdushi” po dyshohet për kryerjen e 4 veprave penale:

Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim, dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve./kallxo.com