Në kërkim tre persona

Në kërkim tre persona

Policia e Shqipërisë ka zhvilluar një operacion në Tiranë ku ka sekuestruar kokainë, kanabis në formë çokollate, fishekë luftarakë e pajisje, që përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura.

Droga u gjet e fshehur në tunele që kishin dalje nga një garazh. Në pranga ra një 25-vjeçar me iniciale Xh. L., ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë D. A., V. A. dhe F. S., të gjithë me banim në Tiranë.

Shtetasi me iniciale F. S., në bashkëpunim me shtetasit D. A., V. A. dhe Xh. L. po përgatiteshin të kultivonin bimë narkotike në ambiente të mbyllura. Gjithashtu këta shtetas posedonin  lëndë narkotike të llojit Kokainë dhe Cannabis Sativa, në një garazh në Rrugën “Kongresi Manastirit”, për ta shpërndarë në doza të vogla”, thuhet në komunikatën e Policisë.