Trajneri i skuadrës Eldense, Filippo di Pierro është arrestuar për kurdisje të ndeshjes

Trajneri i skuadrës Eldense, Filippo di Pierro është arrestuar për kurdisje të ndeshjes

Skuadra e Eldenses që bën gara në ligën e tretë të Spanjës, ka pësuar një disfatë prej 12:0 nga Barcelona B të shtunën dhe deklaratat presidentit dhe disa futbollistëve pas këtij takimi kanë lënë të kuptohet që ajo ka qenë e kurdisur.

Pasi ka nisur hetimet, policia spanjolle ka arrestuar trajnerin italian Filippo di Pierro, i cili mësohet së është njeriu kryesor në vendimin për ta lëshuar ndeshjen që ekipi Eldense të humbas me rezultat sa më të thellë.

Së bashku me trajnerin janë marrë në pyetje edhe disa futbollistë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë skandal.