Arrestohet transportuesi i vajit dhe proteinës së kanabisit

I dyshuari është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës raporton se një person është arrestuar në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardh”, pasi që i njëjti dje ka transportua 95 shishe me nga 500 ml. vaj të kanabisit, si dhe 48 paketime me nga 200 gram proteinë të kanabisit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button