Ata dyshohen për vjedhje

Ata dyshohen për vjedhje

Tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 3:00 në një lokal
në Hajvali Prishtinë.

“Reagimi dhe grumbullimi i shpejtë, i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që menjëherë pas raportimit të rastit, të arrestohen personat e dyshuar:

o A. P, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,
o M.K. , mashkull , 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o L. K, mashkull , 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
të cilët dyshohet, që në bashkëveprim me forcë të kenë depërtuar në brendinë e një lokali dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë të parave.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media