Zbulohet vrasja e gazetares

Zbulohet vrasja e gazetares

Pas dy vitesh nga vrasja e gazetares malteze, Daphne Caruana Galizia, autoritetet malteze kanë arrestuar urdhëruesin e këtij krimi.

Yorgen Fenech, administrator i deleguar i kompanisë Tumas Group, dhe pronar i një prej kazinove më të madhe malteze, si dhe drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Elektrike të gazit në Maltë, është urdhëruesi për vrasjen e gazetarës e cila po investigonte gazetarja Daphne Caruana Galizia.

Por Yorgen Fenech është dhe pronar i kompanisë 17 BLACK me seli në Dubai e cila ishte zbardhur nga gazetarja malteze si mjeti i përdorur për të korruptuar 2 anëtarë të qeverisë laburiste malteze të asaj kohe; kreun e kabinetit Keith Schembri dhe ministrin e energjisë Konrad Mizzi.

Përmes dokumentacionit të Panama Papers, Daphne Galizia, kishte zbardhur tranzitimin përmes kompanisë off-shore me bazë në Dubai të rreth 2 milionë dollarë për llogari të dy anëtarëve të qeverisë malteze.

Urdhëruesi i gazetarez malteze Yorgen Fenech u arrestua në bordin e një jahti në ujërat malteze ndërsa po tentonte të largohej nga Malta.

Të enjten e shkuar më 15 nëntor autoritetet malteze arrestuan Melvin Theuma, i cili rrëfeu se ishte ndërmjetësi mes urdhëruesit të vrasjes Yorgen Fenech e autorëve të krimit vëllezërit George e Alfred De Georgio e Vincent Muscat.

Gazetarja 53 vjeçare, Daphne Caruana Galizia, u vra më 16 tetor 2017 me një bombë të vendosur në automjetin e saj tip “Peugeot 108”./21Media