Shkëlqimi duke u larguar nga salla e gjykimit ka shqelmuar derën e sallës

Shkëlqimi duke u larguar nga salla e gjykimit ka shqelmuar derën e sallës

Familjarët e Donjeta Pajazitaj janë revoltuar pasi Gjykata Themelore e Pejës, shpalli të pafajshëm Naser Pajazitaj, që akuzohej për vrasjen e saj

Vëllai i Donjeta Pajazitaj, Shkëlqimi, është revoltuar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore e Pejës, që e shpalli të pafajshëm të akuzuarin për vrasjen e motrës se tij.

Shkëlqim Pajazitaj duke u larguar nga salla e gjykimit ka shqelmuar derën e sallës se gjykimit me ç’rast e ka thyer atë.

Policia e Kosovës menjëherë ka reaguar duke e arrestuar Shkëlqim Pajazitajn, Kallxo.com

Në qershor të vitit të kaluar, kur u mbajt seanca e parë e këtij gjykimi, vëllai i Donjeta Pajazitajt e kishte grushtuar të akuzuarin, Naser Pajazitaj derisa po largohej nga salla e gjykimit.

Ndryshe Gjykata Themelore në Pejë sot e ka shpallur Naser Pajazitajn të pafajshëm në akuzën për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në vitin 2015 ndërsa e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg në akuzën tjetër për armëmbajtje pa leje.

Gjykata merr vendimin për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt