Reagon policia

Reagon policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri pasi që i njëjti po bashkëjetonte me një vajzë të mitur nën moshën 16 vjeç.

“Me datën 29.08.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër K-Shqiptare e mitur”, ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh.

Veprimet e policisë për arrestim erdhën pasi që bashkëjetesa si dhe martesa e tillë nuk lejohet me ligj.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media