Polici dhe një person tjetër janë ndaluar fillimisht për 48 orë

Polici dhe një person tjetër janë ndaluar fillimisht për 48 orë

Inspektoriati i Policisë së Kosovës njofton se ka arrestuar dy të dyshuar për kontrabandim me mallra njëri prej tyre është zyrtar policor.

Sipas Inspektoriatit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Novosellë të Kamenicës.

“Dyshimet fillestare janë se të njëjtit me një automjet-furgon përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Republikën e Kosovës kanë kontrabanduar mallra. Pas kontrolleve në furgon janë gjetur gjësende për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion përkatës.”, thuhet në komunikatën e IPK-së,

Po ashtu bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar me vendim të të cilit të dyshuarve të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media