Pas marrëveshjes për fomimin e koalicionit të ri qeveritar në Gjermani

Pas marrëveshjes për fomimin e koalicionit të ri qeveritar në Gjermani

Qeveria e re gjermane do të duket shumë si ajo e vjetra, të paktën këtë ka në plan Angela Merkel. Tri partitë e koalicionit të fundit të madh, ajo Kristian-demokrate CDU, simotra e saj Unioni Kristian Social, CSU, si dhe social-demokratët prekën rezultate të ulëta historike në zgjedhjet federale të shtatorit.

Por, ndonëse kishin deklaruar ndryshe, partnerët e hershëm, të gjendur edhe nën trysninë e presidentit të shtetit, vendosën të bashkojnë forcat edhe një tjetër herë.
Shqetësimi më i madh i momentit tani është se, nëse SPD-ja zgjedh përfundimisht të hyjë në qeveri, roli i partisë më të madhe të opozitës do t’i mbetet Alternativës për Gjermanine. AfD-ja e ekstremit të djathtë do të ketë kështu mundësi të drejtojë një varg komisionesh parlamentare e të përfitojë fonde publike apo mekanizma të tjerë, përmes të cilëve të promovojë axhendën e saj politike kundër Islamit dhe emigrantëve, percjell rtv21.tv

Marrëveshja 28-faqëshe e koalicionit, ndërkohë, tregon se është gjetur kompromisi mbi një varg çështjesh, megjithatë ekspertët e përshkruajnë atë më shumë si fitore të Merkelit, duke qenë se Shulz është detyruar të zbrapset në një varg çështjesh.

Kështu është rënë dakord që numri maksimal i azilkërkuesve në vit të jetë 220 mijë, ndërsa deri në 1 mijë familjarë refugjatësh do të lejohen të shkojnë në Gjermani çdo muaj. SPD-ja pretendonte edhe një rritje taksash nga 42 në 45 për qind për personat me të ardhura më të larta, por për këtë nuk u ra dakord.

Ajo dështoi gjithashtu në përpjekjet për të krijuar një sistem sigurimesh për qytetarët, i cili të garantonte standardet bazike të kujdesit shëndetësor, si për pacientët e spitaleve shtetërore, ashtu dhe për ata të klinikave private./21Media