Një ditë pas përleshjeve që lanë pesë të vdekur

Një ditë pas përleshjeve që lanë pesë të vdekur

Qeveria e Izraelit dhe ushtria e tyre rrallë herë pranojnë armëpushim me Hamasin, mirëpo një zyrtar i ushtrisë ka thënë se jetët e civilëve duhet të normalizohen në zonat afër Gazës.

Gjatë ditës së premte persona të armatosur kanë vrarë një ushtar izraelit, dhe ushtria izraelite ka ndërmarrë disa sulme që kanë lënë 4 palestinezë të vdekur, përfshirë këtu 3 ushtarë të Hamasit.

Rreth 120 banorë të Gazës mbetën të lënduar nga këto sulme, përcjell rtv21.tv.

“Me përpjekjet e Egjiptit dhe Kombeve të Bashkuara është arritur marrëveshja që të rikthehet koha e qetësisë mes Izraelit dhe fraksioneve palestineze”, ka thënë Fawzi Barhoum, zëdhënës i grupit islamist Hamas, grup ky që kontrollon Gazën.

Ky armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti është i treti i arritur gjatë këtij viti, mirëpo dy herët e kaluara armëpushimi është prishur nga valë të mëdha të dhunës.

Këto valë kanë ardhur si rezultat i shpresave të palestinezëve për një shtet të pavarur. Gaza, shtëpi e dy milionë banorëve, shumica nga të cilët varen nga ndihmat e jashtme, është nën sanksionet ekonomike të Izraelit tani e 12 vite./21Media