Arrihet armëpushim për pjesën jugperëndimore të Sirisë

Armëpushimi hynë në fuqi më 9 korrik

SHBA-të dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për armëpushim në jugperëndim të Sirisë, raporton AP, duke cituar një zyrtar amerikan.

Sipas zyrtarit, armëpushimi duhet të hyjë në fuqi më 9 korrik, në mesditë sipas ora lokale të Damaskut.

Siria është shndërruar në një nga vendet më të përgjakshme të botës, pasi për vite me radhë vazhdojnë luftimet mes forcave qeveritare, atyre opozitare, të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe ndërhyrjes ushtarake nga SHBA, Rusia, Turqia, Irani dhe Iraku.

Back to top button