Personat e zhvendosur në Freetown vazhdojnë të flenë

Personat e zhvendosur në Freetown vazhdojnë të flenë

Më shumë se 400 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet katastrofike që goditën Sierra Leonen dhe 600 persona rezultojnë ende të zhdukur, deklaroi sot një zyrtar i lartë i Kryqit të Kuq. “Sot, numërohen më shumë se 400 të vdekur”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, Elhadj As S.

Ai shtoi se Sierra Leone ishte përballur me një krizë që i tejkalon kapacitetet dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të japë ndihmën e tij.

Prekur nga kjo katastrofë, personat e zhvendosur në Freetown vazhdojnë të flenë jashtë sepse nuk ka mjaftueshëm strehim për të gjithë.

Ai shtoi se Kryqi i Kuq do të bënte thirrje për të mbledhur fonde duke nënvizuar se do të duhet përpjekja e të gjithëve për t’iu përgjigjur krizës si pasojë e kësaj katastrofe.