Zaev takohet me nënkryetarin e Komisionit Evropian

Zaev takohet me nënkryetarin e Komisionit Evropian

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë takimit me nënkryetarin e Komisionit Evropian, France Timermans, tha se vendimi pozitiv për të filluar negociatat është një përgjigje, është një shtysë për vazhdimin e reformave për arritjen e standardeve evropiane, raporton TV21.

Në takim i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili shprehu falënderime për mbështetjen e institucioneve të BE-së dhe shtetet anëtare për proceset e integrimit në Bashkimin Evropian dhe reformat e brendshme.

“Një vendim pozitiv i udhëheqësve evropianë për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut është një përgjigje logjike për njohjen e rekomandimeve të deritanishme të vendit dhe një shtysë e fortë për vazhdimësinë e reformave që synojnë arritjen e standardeve evropiane”, tha kryeministri Zaev.

Nënkryetari i Komisionit Evropian Timmermans, theksoi se politikat dhe arritjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë për tu respektuar dhe mbështeten fuqimisht nga institucionet evropiane dhe shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së që janë në fillim të procesit negociues për anëtarësim./TV21