Arrestohen për armëmbajtje pa leje

Arrestohen për armëmbajtje pa leje

Babë e bir kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Finalizimi i operacionit policor të koduar “Paskuqan 2” nga efektivët e policisë numër 5 në kryeqytetin e Shqipërisë arrestoi  A.Xh dhe F. Xh, 70 dhe 19 vjeç, banues në Kamëz, pasi në banesën e tyre policia gjeti e sekuestroi dy armë armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.

“Për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak” thotë policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: armë zjarri “Pistoletë”, armë zjarri “Automatik”, 460 fishekë arme të gjatë, 38 fishekë pistolete, 3 krehëra automatiku, 7 krehëra pistolete, vula rrethore dhe drejtkëndore, kuti boje për vula.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve” të kryera në bashkëpunim./oranews