Arsenal janë klubi i fundit nga Premier Liga që i janë vënë pas super talentit Christian Pulisic

Arsenal janë klubi i fundit nga Premier Liga që i janë vënë pas super talentit Christian Pulisic

The Sun raporton se ylli i Borussia Dortmund-it po kërkohet nga një numër i madh i skuadrave angleze por edhe evropiane.

Pulisic 19 vjeçar ka tërhequr vëmendje nga klube të mëdha si Real Madrid, Liverpool e Tottenham pasi shpërtheu në skenën e Bundesligës, shkruan rtv21.tv.

Mesfushori kreativ tashmë po luan si startues për Dortmundin, edhe pse ka mbushur 19 vite gjatë shtatorit.

Arsenal tani janë të gatshëm të luftojnë skuadrat tjera për shërbimet e Pulisic-it, edhe pse futbollisti ka thënë se do të qëndrojë në klub tani për tani./21Media