Dy klubet londineze i kanë vënë syrin futbollistit paraguaian

Dy klubet londineze i kanë vënë syrin futbollistit paraguaian

Miguel Almiron ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane me paraqitjet e tij në futbollin amerikan.

Por duket se dy klubet nga Londra, Arsenal dhe Tottenham janë ato që e kërkojnë më me ngulm 24-vjeçarin.

Futbollisti që luan tek Atlanta United, prej kohësh ndiqet nga Arsenal, por një ofertë e bërë së fundmi nga Tottenham prej 25 milionë eurosh, duket se ka bindur drejtuesit e klubit amerikan për të lenë të lirë mesfushorin.

Almiron, u transferua në vitin 2017 nga Lanus te Atlanta United për 7.5 milionë euro, ndërkohë që ai konsiderohet si një nga futbollistët më të talentuar në MLS.