Skuadra e Arsene Wenger ka arritur të shënojë 4 gola në shtëpi kundër Crystal Palace-s

Skuadra e Arsene Wenger ka arritur të shënojë 4 gola në shtëpi kundër Crystal Palace-s

Pjesa e parë ishte e mrekullueshme për skuadrën e Arsenalit, pasi për 22 minuta shënuan 4 gola, shkruan rtv21.tv.

Mbrojtësi Nacho Monreal ishte i pari që në minutën e 6të hapi llogarinë e golave me asistimin e Granit Xhakës, si dhe asistoi edhe 2 herë të tjera në golat e Alex Iwobit në minutën e 10të dhe Laurent Koscielnyt në të 13tën.

Golat për Topçinjtë i mbylli Alexandre Lacazette me asistimin e Mesut Ozil. Golin e nderit për Palace e shënoi Luka Milivojevic me asistimin e Christian Bentekes.

Arsenal momentalisht gjendet në vendin e 6të me 42 pikë, ndërsa Crystal Palace në të 13in me 25 pikë./21Media