Arsenal kërkojnë një mesfushor nga Bundesliga

Arsenal janë duke përgaditur një ofertë për të rrëmbyer një talent gjerman

The Sun raporton se mesfushori i Schalkes Leon Goretzka është futbollisti i radhës në radarin e klubit londinez.

22 vjeçari u transferua në Schalke nga Bochum në vitin 2013 dhe ka impresionuar në stinorët e fundit me paraqitje të mrekullueshme, shkruan rtv21.tv.

Këtë sezon Goretzka ka shënuar 6 gola në të gjitha garat. Kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm, dhe ende nuk ka bisedime për nënshkrimin e një kontrate të re me klubin gjerman.

Arsenal janë duke monitoruar gjëndjen e 22 vjeçarit, dhe mendohet se një transferim i mundshëm do të kushtonte rreth 21 milionë funte./21Media

Back to top button