Mourinho dëshiron të rikthehet në kampionatin anglez

Mourinho dëshiron të rikthehet në kampionatin anglez

Arsenali është duke konsideruar mundësinë për ta zëvendësuar trajnerin Unai Emery me Jose Mourinhon.

Mourinho ka thënë se do të donte të rikthehej në kampionatin anglez.

Ndërsa, në presion të madh është Emery pasi “Topçinjtë”, nuk janë duke performuar mirë. Sipas mediave angleze, tekniku portugez po shihet si zëvendësimi adekuat i teknikut spanjoll.

Mourinho nuk është në stolin e ndonjë klubi, që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Manchester United.