Arsenal 3-2 Aston Villa

Arsenal 3-2 Aston Villa

Arsenali edhe pse me 10 lojtarë në fushë arriti ta përmbysë rezultatin ndaj Aston Villa-s. Villa doli dy herë në epërsi por nuk arriti ta mbronte rezultatin.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0 në favor të mysafirëve. Po ashtu në këtë pjesë Maitland-Niles mori dy kartona të verdhë duke e lënë Arsenalin në fushë me vetëm 10 lojtarë.

Për Villa-n golat i shënuan McGinn (20’) dhe Wesley (60’). Ndërsa për Arsenalin Pepe (59’), Chambers (81’) dhe Aubameyang (84’).

Me rezultatin e kësaj ndeshje Arsenali ngjitet në vendin e katërt në Premierligë, kurse Aston Villa zbret në vendin e tetëmbëdhjetë./21Media