Ndeshja përfundoi me barazim

Ndeshja përfundoi me barazim

Futbollistët e Arsenalit nuk arritën të fitojnë kundër Norwich në ndeshjen e parë që nga largimi i menaxherit Unai Emeri. Ndeshja e luajtur në “Carrows Road” në xhiron e 14-të të Premier League përfundoi me barazim 2: 2.

Skuadra vendase erdhi në epërsi me golin e Temu Pukki në minutën e 21-të. Arsenal nuk vonoi shumë dhe barazoi shifrat me golin e Aubameyang në minutën e 29-të nga penalltia.

Kur pritej që pjesa e parë të përfundojë me rezultat të barabartë, Tod Cantwall solli vendësit për herë të dytë të epërsi në minutën e dytë të kohës shtesë.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Aubameyang me golin e shënuar në minutën e 57-të, pas një tollovie brenda zonës së rreptësisë së Norwich-it.

Vendësit patën rast për të siguruar tri pikë të mëdha në këtë ndeshje, por McLean dhe Pukki nuk u treguan precizë dhe kështu trajneri i përkohshëm Fredi Ljungberg debutimin e tij në stolin e Arsenalit e nisi me barazim.

Sot luajnë edhe Manchester United – Aston Vila dhe Leceister – Everton.

Pas 14 xhirosh, Arsenali renditet në pozitën e tetë në tabelë me 19 pikë, ndërsa Norwich në pozitën e parafundit (19) me vetëm 11 pikë.