Arsenali këmbëngul për blerjen e Thomas Meunier

Arsenali këmbëngul për blerjen e Thomas Meunier

Unai Emery dëshiron të punojë përsëri me mbrojtësin belg.

“Topçinjtë” kërkojnë të përforcojnë krahun e djathtë të mbrojtjes dhe 27-vjeçari, i cili nuk konsiderohet i pashitshëm nga Paris Saint Germain, duket përforcimi ideal për këtë pozitë nga Unai Emery.

Trajneri 47-vjeçar e pëlqen shumë belgun me të cilin ka punuar te PSG dhe për këtë arsye insiston që ta marrë në Emirates.

Arsenali është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro, por PSG kërkon 30, prandaj klubet do të negociojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët.