28-vjeçari u kthye në Bernabeu verën e kaluar

28-vjeçari u kthye në Bernabeu verën e kaluar

Raportohet se Arsenali dhe Evertoni janë ‘në luftë’ për të nënshkruar marrëveshje me mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez, si huazim para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve të janarit. 28-vjeçari u kthye në Bernabeu verën e kaluar, pas dy sezonave që i kaloi në Bayern Munich, transmeton rtv21.tv

Sidoqoftë, ai përballet me një të ardhme të pasigurt pasi ka bërë vetëm 11 paraqitje deri më tani për Madridin në këtë sezon. Rodriguez ka bërë vetëm katër ndeshje si titullar në La Liga këtë sezon dhe nuk ka luajtur në ligë që nga mesi i tetorit për shkak të lëndimit.

Presidenti i Madridit, Florentino Perez besohet se vlerëson mesfushorin sulmues rreth 34 milionë funta.

Arsenal dhe Everton janë të interesuara të marrin kolumbianin ndërkombëtar në huazim, sipas mediave spanjolle./21Media