Arsenal - Everton 3:2

Arsenal – Everton 3:2

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Evertonit të dielën në shtëpi me rezultat 3:2, në takimin e vlefshëm për javën e 27-të në Premier Ligë. Golat për Arsenalin i shënuan Eddie Nketiah në minutën e 27-të, Pierre – Emerick Aubameyang në minutën e 33-të dhe 46-të.

Ndërsa për Evertonin shënuan Dominic Calvert-Lewin në minutën e parë të ndeshjes dhe Richarlison në minutën e 45-të, transmeton rtv21.tv

Me këtë fitore, Arsenali renditet në vendin e nëntë me 37 pikë./21Media