Disa ekipe të interesuar për Fekirin

Disa ekipe të interesuar për Fekirin

Arsenali është ende duke qëndruar në kontakt me yllin e Lyonit, Nabil Fekir.

Francezi është në bisedime me Real Betisin, përderisa edhe Napoli ka shfaqur interesim për shërbimet e tij. Mirëpo, asnjë marrëveshje nuk është arritur me asnjërin ekip.

Fekir është në bisedime me Arsenalin qëkur janë hapur transferimet, por Arsenali nuk ka bërë ofertë derisa nuk ka gjetur ende blerës për Mesut Ozil.