Arsenali ofroi 35 milionë për Ceballos

Arsenali ofroi 35 milionë për Ceballos

Arsenali ka treguar se sa është i gatshëm të paguaj për të blerë mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos.

Ceballos është i huazuar te “Topçinjtë” nga Real Madridi dhe ai i ka thënë presidentit të Realit, Florentino Perez se dëshiron të qëndrojë.

Arsenali është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro, por Perez insiston që duhet të paguajnë më shumë.  Reali kërkon se paku 40 milionë euro, për të lejuar spanjollin të transferohet gjatë afatit dimëror.

Arsenali këtë sezon është në vendin e pestë në tabelë me 15 pikë, në tetë ndeshje që ka zhvilluar.