Haaland ka marr vëmendjen e gjigantëve evropianë

Haaland ka marr vëmendjen e gjigantëve evropianë

Skuadra angleze Arsenal, i është bashkuar garës për sulmuesin e RB Salzburg, Erling Haaland.

Sipas mediave angleze, “topçinjtë” po dëshirojnë të forcojnë sulmin dhe 19 vjeçari shihet si sulmuesi adekuat.

Haaland këtë sezonë është në formë të mrekullueshme. Kjo ka bërë që ai të marrë vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë.  Real Madrid, Manchester United, Juventus e Napoli po mundohen ta transferojnë futbollistin norvegjez, i cili ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje.

Problemi për Arsenalin është se Haaland është shumë afër transferimit te “Djajtë e Kuq”, pasi babai i tij para dy ditësh ka vizituar stërvitjen e United, gjë që ka shkaktuar spekulime të mëdha mbi transferimin e lojtarit.