James pritet të tërheqë interesim të madh gjatë afatit dimëror

James pritet të tërheqë interesim të madh gjatë afatit dimëror

Ylli i Real Madridit, James Rodriguez ka përfunduar në radarin e klubit anglez, Arsenalit.

Mesfushori kolumbian nuk ka arritur ta bind trajnerin Zinedine Zidane që ta aktivizoj rregullisht me Real Madridin, andaj kjo situatë ka bërë që James të mendojë largimin nga Bernabeu.

Sipas El Desmarque, Arsenali është i gatshëm për një marrëveshje të janarit me yllin e Real Madridit.

Megjithatë, transferimi i kolumbianit nuk do të jetë i lehtë pasi shumë klube kanë shprehur interesim për të.

Manchester United dhe Wolves në Ligën Premier, dhe Napoli e Juventusi në Serie A janë klubet që gjithashtu e duan Rodriguezin.

Mesfushori do të qëndrojë tri javë larg fushës së gjelbër,  pasi  ditë më parë pësoi një lëndim në gju. Këtë vendim e dha stafi mjekësor i Real Madridit, pas ekzaminimeve që i bënë futbollistit./21Media