Arsenali hedh sytë nga Bryan Cristante për sezonin e ardhshëm

Arsenali hedh sytë nga Bryan Cristante për sezonin e ardhshëm

Topçinjtë duan të përforcojnë mesfushën me lojtarë të rinj e me kualitet dhe Cristante është i përzgjedhuri nga drejtuesit që do ta dërgojnë emisar në fundjavë për ta vëzhguar ndaj Lecces.

24-vjeçari këtë vit ka pasur luhatje për shkak edhe të problemeve fizike, por tani po luan rregullisht me verdhekuqtë, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2024.

Për klubin anglez nuk do të jetë e lehtë pasi lojtari pëlqehet edhe nga Juventusi e Milani dhe Seria A duket se është prioritet për mesfushorin italian.