Kthesë e madhe në derbin e Londrës

Kthesë e madhe në derbin e Londrës

Futbollistët e Arsenalit shënuan fitore kundër Tottenhamit në derbin e Londrës me rezultat 4:2 në javën 14 të Premierë Ligës në ‘Emirates’.

Nikoqirët e nisën për mrekulli takimin, duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e 10-të me golin e Pierre-Emerick Aubameyang nga pika e bardhë, ndërsa Dier barazoi në minutën 30-të.

Mysafirët ishin më të mirë deri në fund të pjesës së parë, duke shënuar edhe golin e dytë përmes Kane në minutën 34.

Aubameyang barazoi shifrat në 2:2 në minutën 56, ndërsa Lacazette solli vendësit në epërsi 3:2 në minutën 74. Vetëm tre minuta më vonë Arsenal shënoi edhe golin e katërt përmes Torreira, duke i siguruar ‘topçinjve” fitoren e madhe.