Aubameyang u ndëshkua me karton të kuq

Aubameyang u ndëshkua me karton të kuq

Përfundoi ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Crystal Palace me rezultat të barabartë 1:1.

Në ndeshjen e sotme të parët shënuan mysafirët me anë të Aubameyang-ut në minutën e 12-të, ndërsa vendasit barazuan rezultatin në pjesën e dytë.

Aubameyang përpos që shënoi u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Sulmuesi nga Gaboni u shndërruar nga një “ëngjëll” në “djall”.

Fillimisht goditja ndaj futbollistit Meyer nuk u vu re nga gjyqtari i ndeshjes Paul Tierney, por pas intervenimit të VAR, ai u ndëshkua direkt me karton të kuq.