Arsenali do të përballet me Pourtsmouth-in

Arsenali do të përballet me Pourtsmouth-in

Arsenali e mposhti sonte AFC Bournemouth-in me rezultat 1-2, duke u kualifikuar në rrethin e pestë të FA Cup.

Që në fillim Arsenali gjeti golin, në minutën e 5-të Bukayo Saka shënoi një supergol. Kurse, epërsia në 0-2 u arrit në minutën e 26-të, kur shënoi Eddie Nkeitah.

Në pjesën e dytë Bournemouthi luajti shumë më mirë dhe pati disa mundësi për të shënuar, por këtë nuk e arritën. Në minutën e 4-të të kohës shtesë të takimit, Sam Surridge shënoi për 1-2.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali do të përballet me Pourtsmouth-in në rrethin e pestë.