Arsenali mposht Burnleyn

Arsenali mposht Burnleyn

Arsenal i ka dhuruar një fitore në ndeshjen e fundit në ‘Emirates Stadium’ trajnerit Arsene Wenger.

‘Gunners’ në kuadër të xhiros së 37-të të Premierligës, kanë mposhtur me lehtësi skuadrën e Burnleyt, me rezultat 5:0.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Arsenalit këtë sezon në ‘Emirates Stadium’, e po ashtu edhe ndeshja e fundit e Wengerit që drejton skuadrën e tij para tifozëve të tyre.

Fillimi i ndeshjes kaloi nën emocionet e pritjes që të dy skuadrat ia bën Wengerit, duke i bërë ‘korridorin e nderit’. Aubameyang e hapi serinë e golave në minutën e 14’, ndërsa në fund të pjesës së parë dytë, Lacazette shënoi për 2:0.

Në pjesën e dytë, Arsenal shënoi edhe tri gola, përmes Kolasinac, Iwobi dhe Aubameyang.