Bytyqi: Vendimi për kompensimin e orëve do të mbetet në fuqi.-Jasharaj: Ministri ta tërheq vendimin, mësimdhënësit vendosin për kompensim

Bytyqi: Vendimi për kompensimin e orëve do të mbetet në fuqi.-Jasharaj: Ministri ta tërheq vendimin, mësimdhënësit vendosin për kompensim

Në komisionin parlamentar për Arsim u diskutua lidhur me kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve. Në këtë komision të ftuar ishin edhe ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. SBASHK ka thënë se nuk do ti kompensojnë orët e humbura gjatë grevës dhe kërkuan tërheqjen e vendimit për kompensim nga ministria e Arsimit. Por ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, tha se vendimi për kompensim të orëve të humbura mbetet në fuqi./21Media