Paqja Studentore organizon konferenë për 8 Mars

Paqja Studentore organizon konferenë për 8 Mars

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Paqja Studentore organizoi konferencë në të cilën u prezantuan sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen gratë në vendin tonë.

Deputetja Blerta Deliu – Kodra theksoi se sfidat e gruas në politikë nuk janë të lehta. Ajo tha se duhet njohur kontributin e grave dhe vajzave që kanë dhënë ndër vite.

“Janë një varg problemesh për gra që kemi trajtuar nëpër aktivitete të ndryshme. Kosova ende vazhdon të mbetet një ambient i rëndë për gratë. Gratë janë të përfshira në tregun e punës vetëm 12 përqind. Vajzat në Kosovë janë shumë rrallë trashëgimtare të pronës së prindërve të tyre. Edhe dhuna në familje shpërfaq pabarazinë”, tha ajo.

Ndërsa, deputetja Fatmire Mullhaxha -Kollçaku me këtë rast deklaroi se beteja për barazi fillon në familje dhe aty duhet luftohet pabarazia.

“Shteti ka për obligim të krijojë mekanizma për të drejtat e grave”, tha Kollçaku.

Profesoresha Remzije Shahini Hoxhaj foli për rolin e gruas në akademi, dhe vështirësitë në tregun konkurrues.

“Pse është me rëndësi që femrat të edukohen. Edhe me fe dhe me shkencë është që të rritet niveli i edukimit. Jam shumë e shqetësuar me nivelin e arsimit, ku 13 përqind e femrave deri ne moshën 45 vjeçare janë analfabete”, deklaroi Hoxhaj.

Donjeta Murselaj nga Paqja studentore tha se kjo organziatë çdo herë ka mbajtur aktivitete dhe ka trajtuar tema për gra dhe iu është dhënë përparësi për të drejtat e tyre.