Arsimtarët në grevë, nxënësit në shtëpi, e Qeveria?

Fillon greva e përgjithshme në arsim

Ashtu siç u paralajmërua, sot filloi greva e përgjithshme në arsim.  SBASHK-u kërkon nga Qeveria që në nivelizimin e pagave të paraparë me ligjin e punës, të përfshihen edhe punonjësit e arsimit, të ketë rritje të koeficientit në sektorin e arsimit duke filluar nga çerdhet deri tek universitetet.

Është paralajmëruar se greva do të zgjasë deri në përmbushjen e këtyre kërkesave. Më këtë rast përfaqësues të SBASHK-ut vizituan shkollën “ Hasan Prishtina” në kryeqytet, ku u bë e ditur se grevën po e përkrahin edhe prindërit./21Media

Back to top button