Ky nuk ishte plani i çiftit

Ky nuk ishte plani i çiftit

Shelby Schweikhart dhe Jared Conville nga Evansville janë fejuar vitin e kaluar dhe po planifikonin të martoheshin në 3 tetor të vitit 2020.

Por, të gjitha planet për dasëm që çifit i kishte ndryshuan pasi që  babai i Schweikhart, Steven u sëmur nga kanceri . Atij sëmundja i ishte përhapur në mushkëri dhe nuk po i pranonte kimioterapitë.

Dëshira e madhe e Schweikhart për ta pasur bababin e saj në dasëm bëri që çifti ta ndërroj datën e dasmës. Ata u martuan muajin e kaluar, çifit i tha po njëri-tjetrit në dhomnën e spitalit ku ishte i shtrir  Steveni në Spitalin St Vincent në Evansville.

Për çiftin ky ishte momenti më lumtur por, edhe më i hidhur. Raportohet se menjëherë pas dasmës, babai i nuses ndërpreu kujdesin e mjekëve në spital dhe aktualisht është në shtëpi në kujdesin e spitalit. /21Media