United ofroi 75 milionë euro për Kroosin

United ofroi 75 milionë euro për Kroosin

Gjatë kësaj vere, Manchester United ka bërë një ofertë për mesfushorin e Realit, Toni Kroos.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” kanë ofruar 75 milionë euro për gjermanin, ofertë e cila është refuzuar nga gjiganti spanjoll.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, do ta pranonte këtë ofertë, mirëpo Zidane ka refuzuar ta shiste lojtarin.

Sipas shumë spekulimeve, tekniku francez ka kërkuar nga Perez të mos e shesë lojtarin dhe t’ia vazhdojnë kontratën deri në vitin 2023.